Adrian Hadribeaj “The Eagle: po i bën krenarë edhe amerikanët
Kampioni amerikan i MMA (Mixed Martial Arts) Adrian Hadribeaj në një intervistë ekskluzive për AA Vision deklaron se do të vazhdojë luftën deri në titullin e kampionit ndërkombëtar në këtë sport.
Hadribeaj është i lindur në Shqipëri dhe ka filluar stërvitjet e tij në karate që nga mosha 6 vjeçare, ai mbante titullin e kampionit kombëtar, e pastaj edhe atij Ballkanik të karatesë pë disa vite me radhë.
Pas ardhjes së tij në SHBA e përfaqësoi Federatën Shqiptare të Karatesë për dy vite derisa filloi të merrej me Artet e Përziera Luftarake (MMA) ku përfshihen: Boksi, Karate, Mundjet dhe Kik - Boksi. Pas 9 ndeshjeve radhazi të cilat i kishte fituar nga kundërshtarët e tij, ai u pranua në nivelin profesionist dhe deri tani i ka zhvilluar tri ndeshje të gjitha këto të fituara nga kundërshtarët. Tani Hadribeaj konsiderohet si Un-defeated (I Pa-mposhtur) dhe ka të nënshkruar kontratën me promotorin e njohur në këtë sport Bellatore.
Edhe pse ai është i kënaqur me rezultatet e arritura në këtë sport dhe emir i tij po bëhet dita-ditës edhe më i njohur në SHBA duke i transmetuar ndeshjet e tij nga televizionet kombëtare të sportit, atij i ka mbetur një merak i madh. “ Më vjen keq që nuk isha bashkë me lojtarët e kombëtares sonë në Beograd dhe ta tregoja forcën time para atyre kriminelëve!” Thotë Hadribeaj.
Përpos trajnerëve, në përgatitjen e Hadribeajt kontribut të veçantë është duke dhënë Pjetër Malota i cili i ka shkollën e vet në Birmingham, MI. Malota ishte idhulli i Hadribeajt që nga fëmijëria me filmat e tij bashkë me Jean Claude Van Damme, Chuck Norris e shumë të tjerë.
Adrian Hadribeaj është shqiptari i vetëm që po bën karrierë në MMA duke i zhvilluar ndeshjet e tij brenda kafazit. Ai njihet me emrin “The Eagle” (Shqiponja) dhe vazhdon të mbajë me krenari flamurin shqiptar dhe atë amerikan. Ndeshja e tij e radhës do të jetë në muajin shkurt të vitit 2015.
Adrian Hadribeaj jeton në shtetin Michigan të SHBA-

Category
📺
TV ve Dizi