Regjisorja Bispuri: “Burrneshat”, një rrugëtim drejt lirisë së munguar

  • 9 years ago
Para premierës së prodhimit kinematografik “Burrneshat” regjisorja e filmit Laura Bispuri dhe protagonistja në rolin e Anna Mark, aktorja italiane Alba Rohrwacher kanë dhënë një intervistë duke shpjeguar idenë dhe qëllimin e filmit. Sipas Bispurit historia vjen nga virgjëreshat e betuara të cilat jetojnë në male në veri të Shqipërisë.

Janë gra pa të drejta, madje dhe të drejtat më të thjeshta si të tymosësh duhan, të dalin të pashoqëruara vendosin që të bëjnë këtë betimin duke u kthyer në meshkuj, në këtë mënyrë kanë lirinë dhe të drejtat të cilat nëse do të ishin femra nuk do ti kishin. Personazhi i Ana Mark bën këtë zgjedhje duke menduar se do të fitojë këtë liri, por pas shumë vitesh e kupton që kjo nuk ishte gjë tjetër veçse një kafaz.

Sipas saj ky është vetëm fillimi i historisë pasi historia vijon dhe zhvillohet në Itali, ku personazhi bën një rrugëtim drejt lirisë, kështu që kjo histori nuk vetëm e lidhur me virgjëreshat e betuara por edhe me këtë pjesën tjetër të historisë.

Recommended