Roberto Cavalli sjell koleksionin e ri në "Milan Fashion Week"

  • 9 years ago
Stilisti i njohur Italian Roberto Cavalli ka prezantuar koleksionin më të ri të veshjeve vjeshtë/dimër 2013/2014 ne "Milan Fashion Week". Në koleksionin e paraqitur ditën e enjte në këtë event ai ka sjellë idetë e tij të reja si dhe tendencat më të fundit të modës.
Modelet që kanë sfiluar kanë sjellë në pasarelë një shfaqje të bukur dhe një frymë moderne. Në këtë koleksion mbizotërojnë ngjyrat e ndryshme të cilat bien në sy si e kuqja, bluja, portokallia, e verdha etj. Ajo që ka çuditur gjatë shfaqjes ka qenë veprimi i një vajze, e cila ka ndërprerë sfilatën duke thënë "Moda juaj, vdekja e tyre".Por forcat e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë dukë e larguar vajzën dhe sfilata ka vazhduar normalisht. Cavalli këtë herë duket se është frymëzuar nga Himalajat, ku ka paraqitur veshje me motive të lëkurës së kafshëve si xhaguari, në mënyrë që çdo femër përveçse të ndjekë trendet e kohës të duket sa më tërheqëse.

(ad.ti/shqiptarja.com)

Recommended