Luftimet në Siri, rebelët rrëzojnë bustin e Hafez al Assad

  • 9 years ago
SIRI - Kundërshtarët e opozitës siriane kanë marrë në kontrollin e tyre akademinë e policisë në periferi të Aleppos, një pikë e rëndësishme strategjike të forcave të regjimit të presidentit Bashar Al Assad.

Video e realizuar nga Reuters tregon rebelët, që morën në kontroll kompleksin Khan al-Assal. Rëndësia e kësaj ndërtesë është se ishte bastioni i fundit për forcat e regjimit në pjesën perëndimore të Aleppos. "Ne kemi arrestuar disa prej oficerëve të policisë dhe disa të tjerë mbetën të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit,"- tha Abo Baker, komandanti i forcave rebele të cilët sekuestruan ndërtesën e akademisë.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Category

📺
TV

Recommended