Kur do shteti e kap lepurin me qerre! Ndiqni videon

  • 9 years ago
GJIROKASTER - Një sasi prej 195 kilogramë marijuanë e blerë në Lazarati dhe me destinacion Greqinë, është sekuestruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm (05:30), nga Sektori kundër Narkotikëve.

Operacioni i koduar "Vjosa" është zhvilluar në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë mbi urën e Vjosës, ndërsa në pranga ka rënë 32-vjeçari nga Gjirokastra, Genci Zumbuli. Ai drejtonte automjetin tip Ford Focus me targa gjermane fallto, MZ 616 BS, në të cilin transportohej droga.

Policia e rrethit e Gjirokastrës bën të ditur se në automjet u gjetën 130 pako me drogë me peshë 1.5 kg secila.

Për të shmangur postbllokun e policisë në Ujin e Ftohtë, sipas uniformave blu, 32-vjeçari e ka transportuar sasinë e drogës në krah nga pylli. Destinacioni i marijuanës ishte Greqia, ndërsa itinerari ishte Lazarat-Korçë-Greqi.

Category

📺
TV