TIRANË - Konferenca e sfidave dhe Sigurisë Detare në Adriatik dhe Jon, aktivitet i zhvilluar nga Ministria e Mbrojties në bashkëpunim me Ambasadën amerikane në Tiranë në "Hotel Tirana", ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Berisha ka nxjerr sërish në pah ftohtësinë e mardhënieve ndërmjet Berishës dhe ambasadorit Arvizu.
"A1 Report" ju sjell disa nga momentet e takimit, ku duket qartë se kryeministri mban një distancë të dukshme me ambasadorin Arvizu dhe pse ky i fundit me një mimikë diplomatike i ofrohet për ta takuar, përshëndetur dhe të shtrëngojnë duar.
Në momentin që kryeministri Berisha mbërrin shtrëgon duart me Arvizun pa i hedhur fare shikimin, siç duket nga pamjet, e më pas ulet në tryezë ku distanca e karrikeve është mjaft e dukshme në ndryshim nga afrimiteti apo afërsia, që protokolli ka krijuar me ish-ministrin italian, Franko Fratini, i cili ndodhet në të djathtë të kryeministrit.
Në përfundim të fjalës Berisha shmang shtrëngimin e duarve me Arvizun duke zgjedhur të përshëndetet vetëm me Fratinin dhe të shkëmbejë me të një bisedë shumë të ngrohtë siç duket nga pamjet për minuta të tëra dhe pse Arvizu tenton të afrohet disa herë, por pasi shefi i qeverisë i kthen kurrizin ai vendos të largohet i pari.
Muajt e fundit ka pasur një ftohje të madhe mes ambasadorit Arvizu dhe kryeministrit Berisha. Këtij të fundit nuk i kanë pëlqyer disa të vërteta të thëna nga ambasadori amerikan, duke e shfaqur haptazi dhe në publik "inatin" e tij.

Category
📺
TV