TIRANË - Alarm fals për bombë tek Gjykata e Krimeve të Rënda. Alarmi është dhënë pas gjetjes së një çante përpara godinës së gjykatës që ndodhet në rrugën Jordan Misja në Tiranë.
Çanta është gjetur mes një lokali dhe mureve të gjykatës. Pas alarmit në vendin ku është gjetur çanta ka shkuar një zonjë e cila ka deklaruar se, ishte e saj dhe se e kishte harruar.
Çanta i përket Fiqerete Rrapaj nga Tepelena, e cila kishte shkuar të marrë disa dokumente në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Duke folur për A1 Report, pronarja e çantës Fiqerete Rrapaj, ka kërkuar falje për gjithë këtë alarm. "Duke qenë se çanta nuk lejohej brenda Gjykatës së Krimeve të Rënda, e kisha lënë atë përpara një lokali privat", tha ajo për A1 Report.
"Çanta mban disa rroba të djalit tim. Pasi hyra brenda në Gjykatë, sekretarja po shikonte jashtë dhe më tha që, është një çantë. Pas kësaj dola me vrap dhe thashë që çanta është e imja. U kërkoi falje për shqetësimin të gjithëve për këtë alarm", deklaroi Rrapaj për gazetarin e A1 Report, Arsen Rusta.
Pas kësaj ngjarjeje, Fiqerete Rrapaj është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës për të bërë verifikime të mëtejshme.
ALARMI, POLICIA RRETHON ZONEN
Pas alarmit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ato anti-eksplozivë. Pranë vendit ku është gjendur çanta është edhe paraburgimi dhe burgu i sigurisë së lartë, "Jordan Misja -- 313" dhe këtë qëllim policia e burgjeve dhe ajo e rendit kanë rritur masat e sigurisë, të të shmangur ndonjë skenar të mundshëm.
Policia largoi edhe kalimtarët, janë larguar qytetarët që ndodheshin nëpër kafenetë rrotull si dhe studentët e një universiteti privat që është pranë vendi ku është gjetur edhe çanta.

Category
📺
TV