• 9 years ago
TIRANË -- Kjo video e filmuar në oborrin e redaksisë së A1Report dhe Shqiptaja.com tregon momentin e konfliktimit të dy maçkëve, njëri i bardhë dhe tjetri i zi.
Maçokët e filmuar duket pas disa momentesh konfliktimi verbal kanë arritur të tolerojnë njëri-tjetrin; maçoku i zi tërhiqet me kujdes dhe largohet ngadalë nga territori i frekuentuar gjithmonë nga maçoku i bardhë duke shmangur konfrontimin fizik.
Një konfrontim ndodhi sot mes disa deputetëve PD dhe PS, Armando Prenga, Gent Strazimiri, Xhemal Qefalia që pas një debati të çastit shkuan deri në konfrontim fizik dhe përdorim të rripit të pantallonave nga ana e deputetit Prenga.
Dy maçokët në oborrin e redaksisë së A1Report dhe Shqiptarja.com u dhanë një shembull deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke treguar se pavarësisht mendimeve të ndryshme, mund të debatohet edhe pa përdorur dhunën.

Category

📺
TV