Viti i ri shkollor, Tekstet e nxënësve 10% më shtrenjtë, Malaj: Do të kenë më shumë libra

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paketat e teksteve për nxënësit e klasave të para do të kushtojnë më shtrenjtë për këtë vit të ri shkollor. Sipas udhësizmit të Ministrisë së Arsimit çmimi pritet të jetë afro 10% më i lartë se një vit më parë.
Zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj tha se kjo ka ardhur për shkak të shtimit të numrit të teksteve dhe cilësisë së tyre.
Nora Malaj: Çmimi i tekstit me vlerën reale që ka çmimi nuk është ai, po gjithmonë shteti hyn me elementë subvencionues dhe subvencionon çmimin e tekstit. Ndërkohë që mund të ketë luhatje në paketë. PSH paketa e klasës së parë vjet me paketën e klasës së parë sivijet do të ketë ndryshime për arsye se do të shtohen tekstet ndonëse ne u kemi kërkuar nëpërmjet standardeve që ka BE në drejtim të shëndetit të fëmijëve dhe formimit të tyre, të shtyllës kurrizore, të përdoret letra që të jetë më e lehtë e mundshme.
Për herë të parë këtë vit nuk do të ketë më shumë se 3 alternativa për tekstet. Përzgjedhja e tyre është bërë nga prindër, mësues, psikologë ose socialogë.
Nora Malaj: Për herë të parë sivjet në komisionet e vlerësimit të teksteve ka patur nivelin më të lartë të profesorëve. Nuk ka pasur nivel politik dhe kjo është një qasje e re që bën qeveria duke e parë sistemin e arsimit si një të mirë publike.
Tekstet kanë nisur të shpërndahen në shkolla dhe zonja Malaj qetëson prindërit se nuk do të ketë mungesa.




Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/tekstet-e-nxenesve-10-me-shtrenjte-malaj-do-te-kene-me-shume-libra/

Recommended