A1 Report - PD, Tabaku: Meta të dorëhiqet dhe të hetohet për korrupsion e lobing

  • 9 years ago
Partia Demokratike i ka bërë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm për një hetim të menjëhershëm ndaj kreut të Kuvendit Ilir Metës, i cili akuzohet nga selia blu për korrupsion dhe lobing ndaj kompanisë Debt Iternational Advisory.

Deputetja Jorida Tabaku ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, Ilir Metës për ta vënë përpara drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

?Ngjarja është e rëndë dhe kërkon hetim të menjëhershëm e serioz nga Prokurori i Përgjithshëm. Por kjo mund të arrihet vetëm pas dorëheqjes së Ilir Metës nga posti i numrit dy të vendit, dhe dorëzimin e tij para drejtësisë si qytetar i thjeshtë?, tha Tabaku

Deputetja e PD-së nënvizoi se kryeministri Rama po përpiqet të mbulojë këtë aferë korruptive.

?Skandali i ryshfetit të Ilir Metës u thellua dhe mori më shumë erë nga përpjekja e Edi Ramës për ta mbuluar edhe pse reagimi i Kryeministrit është i thatë, sa për të larë gojën. Me anë të zyrës së tij, Edi Rama u mundua të komunikonte se avokatët e qeverisë në zyrën e arbitrazhit në Vjenë nuk paskan përmendur emrin e Ilir Metës si përfitues të ryshfeteve në shuma të mëdha?, tha Tabaku.

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Partisë Demokratike kërkoi dorëheqjen dhe një hetim të plotë për këtë skandal korruptiv siç e cilësoi kreu demokrat. DIA është një kompani mbledhje borxhi e cila ka hedhur në gjyq OSHE-në në gjykatën e arbitrazhit në Vjenë.

Recommended