PS nis ndryshimet statusore, mblidhet grupi i punës

  • 9 years ago
TIRANE- Partia Socialiste ka nisur punën për ndryshimet statusore që pritet të votohen në Kongresin e janarit 2016. Grupi i punës për përmirësimet statusore që u ngrit me vendim të Asamblesë së PS-së, është mbledhur nën drejtimin e Fatmir Xhafajt për të hartuar programin e punës.

Ata fillimisht janë ndarë në 4 nëngrupe që po punojnë për çështje të veçanta, ku anëtarët Armando Subashi, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Ethem Ruka, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi po ndihmohen në çdo nëngrup nga një anëtar i sekretariatit teknik të PS-së. Puna e parë që kanë marrë në dorëzim nëngrupet, është përkthimi i statuteve themelore të partive simotra, anëtare të Internacionales Socialiste.

Recommended