Anti-informaliteti, shfryhen pritjet për të ardhurat, do mblidhen vetëm 64 mln euro

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministria e Financave në relacionin e projektbuxhetit 2016 pret që lufta ndaj antinformalitetit të gjenerojë 8.9 miliard lekë te ardhura ose rreth 64 milionë euro, nga më shumë se 300 milionë euro që pat premtuar Ministri i Financave para mediave në fillim të aksionit. Në detajimet që bëhen nga Ministria, theksohet se këto para do të dalin nga sektori i doganave dhe veçanërisht te mallrat e akcizës, ku është edhe niveli më i lartë i evazionit dhe kontrabandës.
Shkëlqim Cani, 22.08.2015: ?330 mln dollarë ose afërsisht 40 mld lekë?
Kjo është shifra që Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, premtoi të mblidhte nga aksioni anti-informalitet teksa në fund të gushtit paralajmëroi furinë mbi bizneset që operonin në të zezë.
Por në relacionin që shoqëron projektbuxhetin 2016, Ministria e Financave parashikon të gjenerojë nga lufta anti-informalitet vetëm 8.9 miliardë lekë të ardhura, ose 64 milionë euro, shumë më pak nga sa premtoi rreth 3 muaj më parë kryefinancieri Cani.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/anti-informaliteti-shfryhen-pritjet-per-te-ardhurat-do-mblidhen-vetem-64-mln-euro/

Recommended