• 9 years ago
Ndahet nga jeta këtë te mërkure Roland Trebicka aktori i madhe i skenës shqiptare. Teksa i referohej personazhit te Seit Beut, ne dramën shqiptare "Endrra e Ismail Qemalit", Trebicka u ngjit ne skene për here te fundit me ketë rol. Ne moshën 65-vjeçare, aktori vuante prej kohesh nga një sëmundje e rende, e cila nuk e kishte mposhtur aspak pasionin e tij te madh per skenën, duke iu rikthyer kështu asaj vetëm disa muaj me pare. Karriera e Trebickes nisi me rolin e Kostes ne filmin "Debatik" ne vitin 1961. Ne vitin 1971 ai u emërua si aktor ne Teatrin Kombëtar.
Kulmin e suksesit ne publik, personazh me te cilin ai do te identifikohet gjithmonë, Roland Trebicka e arriti me ate te Jovan Bregut ne komedine "Pallati 176". "Jovan Bregu" është madje nder figurat më popullore te skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm. Por rolet e Trebickes ne teatër janë te shumta nga ai i Xhenarinos tek "Magjia e madhe", Zganarelit tek "Don Zhuani", Konti Almaviva tek "Berberi i Seviljes" apo ai i Filipit tek "8 persona plus". Në vitin 2002, për rolin e Rojës te "Mbreti po vdes", Trebicka ishte kandidat për Çmimin "Aktori më i Mirë Mbështetës" në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, Kajro. Trebicka mbante titujt si "Artist i merituar", "Mjeshtër i Madh" dhe së fundmi, Bashkia e Korçës i akordoi titullin "Nder i qytetit". Ceremonia mortore dhe homazhet ne nder te Trebickes do te mbahen te enjten ne Teatrin Kombetar nga ora 11 deri ne oren 13.00, ndërkohe qe menjëherë pas lajmit tragjik, ka reaguar edhe lideri i opozitës Rama, i cili përmes rrjetit social shpreh ngushëllimet për familjen e aktorit.

Category

📺
TV

Recommended