Fier, nxënësit në shkolla sipas preferencës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pamjet që ofron ky vit i ri shkollor në dy klasa të vitit të parë gjimnaz të shkollës "Janaq Kilica" dhe "Perikli Ikonomi" në qytetin e Fierit. Edhe pse gjenden jo më shumë se 1 km larg njëra-tjetrës, preferencat e nxënësve për t'i frekuentuar ato janë të ndryshme. Shumica e nxënësve që kanë mbaruar 9-vjeçaren këtë vit, kanë zgjedhur Janaq Kilicën për shkak të traditës që ajo ka, edhe pse numri i nxënësve shkon deri në 46 në klasë. Tejmbushjen e kësaj shkolle e pranon dhe drejtoresha e saj, Alketa Lugaj.Siç mund të kuptohet, drejtuesit e kësaj shkolle kanë zgjedhur të tërheqin nxënësit më të mirë nga sistemi 9-vjeçar, për të ruajtur kështu cilësinë. Këtë fakt, e pranojnë në mënyra të ndryshme edhe nxënësit, si dhe drejtuesit e shkollës tjetër, klasat e së cilës kanë mbetur me vetëm 25 nxënës.Drejtoria e Arsimit në Fier nuk jep asnjë shpjegim për këtë fenomen, që po dëmton reputacionin e shkollave të caktuara, apo edhe të vetë nxënësve dhe mësuesve. Shumë prindër thonë se në këto kushte, një zgjidhje optimiste do të ishte edhe shkëmbimi i një numri mësuesish në të dy shkollat, me qëllim përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Një veprim i tillë sipas tyre, do të bënte të mundur që këta fëmijë të mos ndihen të diskriminuar që në këtë moshë.

Recommended