Lezhë, peshkimi si mënyrë jetese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Peshkimi nuk është me pasion, por mënyrë jetese dhe shpesh konkurrence e pandershme. Veten në Qarkun e Lezhës punojnë te licencuar dhjetëra peshkatarë, por disa herë më shumë është numri i atyre që peshkojnë me mjete të ndaluara, deri dhe lendë plasëse.  Peshkatarët  tregojnë se si persona të caktuar që kanë edhe mbështetjen e policisë peshkojnë në mënyrë të paligjshme. Ndërsa vetë ata e kanë të pamundur t'i ndalojnë. Peshkimi i paligjshëm dhe me lendë  plasëse ndodh jo vetëm në lagunën e Kune --Vainit, por dhe në kënetën e Tales, në Patok, Shëngjin dhe zonat përreth. Përgjegjës të inspektoratit të peshkimit në qarkun e Lezhës pranojnë se janë të pafuqishëm për ta zgjidhur. Në qarkun e Lezhës, sipërfaqja e zonave ujore të mbrojtura është rreth 1600 hektarë, por ligji këtu shkelet në çdo orë të ditës dhe natës.

Recommended