Biznesmene femër... në Shqipëri - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Janë të pakta gratë që kanë arritur një sukses të dukshëm në realitetin maskilist shqiptar, kjo pasi jo vetëm tek ne por edhe më gjerë, femrat janë në luftë për pushtet. Një prej tyre është edhe biznesmenia Elida Madhi. Prej 20 vitesh ajo menaxhon një aktivitet ekonomik. Gjate bisedës me të kupton se vështirësia më madhe e saj në sferën ekonomike është paragjykimi që vjen nga realiteti shqiptar për një administratë femër. Në Shqipëri, nga 106 mijë biznese që funksionojnë në vend, 25, 7 % zotërohen nga femrat. Shoqata e grave afariste ka kryer një studim lidhur me vlerësimin e mjedisit për sipërmarrjen femërore në Shqipëri. Ndër gjetjet e këtij raporti rezulton se në vendin tonë nuk ka asnjë politikë favorizuese ndaj femrave në ekonomi.

Category

📺
TV

Recommended