Kaloritë që marrim gjatë festës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Plot 9 mijë kalori mund të marrim duke filluar nga kjo mbrëmje, e fundit e vitit 2013. Të përkthyera në kilogramë, këto kalori të cilat i konsumojmë në një mesatare treditore, darka e dreka familjare shndërrohen në 1 ose 2 kilogramë mbi peshën aktuale. Enkelejda Ferrollari, dietologe shprehet se më shumë sesa gjeli i detit me përshesh, apo mishrat e ndryshëm, ajo çka na bën të shtojmë janë fillimisht djathërat e mezet e ngarkuara me yndyrë, e mbi të gjitha sallata ruse që kaq shumë e duan në tavolinë. Por nëse mendoni se është e pamundur të shmangim një tryezë të tillë ndjellëse, nuk keni pse të shqetësoheni. Dietologia thotë se me pak truke, mund te ruajmë peshën dhe shijojmë festën. Pak dhe sakte është gjithmonë rregull i artë dhe kjo vlen edhe për frutat e thata dhe alkoolin, dy produkte të cilat na shëndoshin pa e kuptuar, për shkak se nuk ndihemi të ngopur dhe i konsumojmë në sasi të mëdha. Megjithatë, ka një tjetër sasi, e cila edhe pse është e vogël, vlen sa për vaktet e një ditë të terë dhe kjo është një copë bakllava, plot 700 kalori.

Recommended