Si do të ndahen tokat e reja dhe 16 mln $ - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Bujqësisë synon rikthimin e investimeve në ferma të mëdha me qellim zhvillimin e këtij sektori. Është kjo arsyeja pse Agjencisë së Pronave iu morën 18 mijë hektarë tokë më pas për t'a dhëne me qira për biznes. Por paralelisht me këtë situatë, zyrtare të ministrisë thonë do të venë në dispozicion 25 mijë hektarë të tjera me qellim kompensimin e pronareve. Këto toka do të merren nga 8 qarqet e vendit, duke përjashtuar Lezhën, Kukesin, Shkodrën dhe Dibrën pasi kanë probleme pronësie thotë Ministria e Bujqësisë. Por deri në gjetjen e investitorëve dhe realizmin e fitimeve për të kompensuar pronarët, këta të fundit do të presin gjatë për të përfituar. Qeveria ka nevojë për të bërë një inventarizim të pronave shtetërore dhe më pas të nisë procesin aq shume të diskutuar të kompensimit fizik, por ky proces nuk ka ende një afat se kur do të fillojë. Ajo që dihet është se për 2014 pritet të ndahen 16 milion dollarë. Zgjidhja e problemit të pronave është më e ndërlikuara dhe me e kushtueshmja për Shqipërinë, ndaj në vite asnjë qeveri nuk ka mundur të japë zgjidhje konkrete. Ndërkohë çdo vit, rritet ndjeshëm fatura financiare për qeverinë, pasi pronaret ankimojnë çështjet në Gjykatën e Strasburgut.

Recommended