Vazhdon debati për zhvendosjen e shatërvanit në Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Debati për shatërvanin që gjendet në sheshin para Bashkisë së Durrësit është rikthyer serisht. Në mbledhjen e djeshme të këshillit bashkiak kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka deklaruar se shatërvani nuk do të prishet, por do të zhvendoset në një vend tjetër, për ti hapur rrugë zbatimit të projektit për rivitalizimin e sheshit Liria.Ky vendim është marrë nga specialistët. Ndaj kjo është zgjidhja me e mire per projektin e zhvillimit te qytetit. Mirëpo ky vendim i bashkisë është kundërshtuar nga këshilltarët e djathtë. Ndërsa një grup qytetarësh nisën para dy javësh mbledhjen e firmave për nënshkrimin e një peticioni ku i kërkojnë bashkisë që shatërvani 85 vjeçar para bashkisë të mos zhvendoset.Ndërsa një grup qytetarësh nisën para dy javësh mbledhjen e firmave për nënshkrimin e një peticioni ku i kërkojnë bashkisë që shatërvani 85 vjeçar para bashkisë të mos zhvendoset. Shatërvani është ndërtuar në vitin 1930. Në vitin 1929 përfundoi së ndërtuari bashkia dhe një vit më pas u ndërtua shatërvani. Ai është në stilin e ndërtimeve të viteve 1920-1930. Shatërvani është pjesë e kompleksit të qendrës së Durrësit dhe Rrugës Tregtare.

Recommended