Ekspertë të huaj për Shqipërinë, kërkohen të rrezohen dy akuzat ndaj saj - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria nuk dot e pranoje asnjë prej akuzave për te cilat po hetohet nga UEFA. Burime te Vizion Plus zbulojnë disa prej pikave kyçe te mbrojtjes se palës shqiptare. Përveç juristeve dhe eksperteve me te mire vendas per here te pare është kontraktuar edhe nje avokat ndërkombëtar ne fushat sportive si ekspert i konflikteve te ngjashme. Nje fakt te tille e zbulon per Vizion Plus zv.Ministria e Arsimit dhe Sporteve Nora Malaj. Burimet citojnë se pala shqiptare kërkon te rrezoje te gjitha pretendimet raportet e pavareteta qe gjenden ne raportet e vëzhguesit dhe delegatit te ndeshjes. Sipas këtij burime ne raport nuk janë përmendur koret raciste qe ne fillim dhe përgjatë zhvillimit te ndeshjes. Vëzhguesi ka shkruar se baneri ne dron është qartësisht me mesazh politik, por nuk ka bere te ditur ne relacionin e tij se ka pasur flamuj ne stadium ku shkruhej Kosova është Serbi qe është diçka e ngjashme. Eksperti ndërkombëtar ka kërkuar raportin mjekësor te lojtareve per te provuar dhunën e ushtruar , deklaratat e futbollisteve per gjithçka te përjetuar atje per te vërtetuar se ndeshja nuk mund te luhej . te gjitha keto detaje do te jene te shoqëruara me video per te vërtetuar se 2 akuzat ndaj Shqipërisë nuk qëndrojnë . Materliai i kërkuar nga eksperti ndërkombëtar pritet te dërguar me shkrese deri ne datën 22 tetor ora 13 komisionit te disiplinës pranë UEFA-s e cila do te vendosi nje dite me pas per dënimet ndaj Serbisë dhe Shqipërisë

Recommended