Fiks Fare, 7 Prill 2015, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

  • 9 years ago
Vezet qe futen kontrabande ne Shqiperi nga Maqedonia

Veza eshte nje nga produktet baze te shportes qe konsumohet me shume ne vendin tone. Por veza eshte gjithashtu edhe nje nga pruduktet kryesore qe transmeton tek pacienti Salmonelen. Salmonela eshte nje semundje vdekjeprurese. Në Shqiperi janë 15 subjekte që magazinojne dhe paketojnë vezë. Ne harku kohor te ketij viti jane bllokuar dhe asgjesuar 10.975 Kokrra vezë.Kushtet ne te cilat duhe te importohet e transportohet produkti jane disa por me kryesori eshte qe Vezët transportohen dhe magazinohen në një temperature e cila preferohet të jetë konstante, në mënyrë që të sigurojë kushtet optimale të higjenës së tyre. Sipas Standartit te komunitetit Europian temperatura duhet te jete 4 grade.
Ne nje investigim qe fiks fare ndermori rreth nje muaj me pare ne treg u pa qe shiteshin veze pa asnje date skadence. Natyrshem lind pyetja nga vine keto veze dhe sa te sigurta jane? Sipas informacionit qe ne morrem keto veze kalojne kontrabande nga shteti fqinj Maqedonia. Per kete arsye fiksi ndemori nje tjeter investigim. U nisem per ne Maqedoni.
Alisa Stand up. Sot eshe dita nderkombetare e Sigurise ushqimore. Veza eshte nje nga produktet qe konsumohet me shume por edhe nga produktet qe transmeton semundjen e Salmoneles ne vit sipas oraganizates boterore te shendetesise ne bote vdesin mbi 80 mije persona nga Salmonela.
Kamera e fshehte. Shkojme ne Maqedoni dhe ne pularine e pare qe vajtem, pronari i saj pranoi te na shiste veze edhe pse ne nuk kishim asnje dokumentacion me vete, madje ai na gjeti edhe mundesine per ta kaluar ne dogane. Na dha nr e tel sipas tij te nje shqiptari i cili do te na ndihmonte ta kalonim ne dogane. Por vetem nese tek ai do te blinim rreth 30 paketa veze. Secila prej te cilave kishte 360 kokrra. Pasi na dha nr e shqiptarit ne e telefonuam por ne fillim ai hezitoi pasi nuk na njohu. Me vone Pronari Maqedonas i pularise foli vet me te dhe rane dakort qe do te na ndihmonin. Ai madje tha nese paguan une te sjelle cfare te duash ku te duash.
Telefonatat me personat qe do te transportonin vezet nga Maqedonia ne Shqiperi
Behet pazari ne telefon. Ne bisede ata thone se 250 mije leke (te vjetra) do te paguanin doganen Maqedonase dhe ate Shqiptare. Sipas tyre pularia maqedonase i jepte disa dokumenta per te levizur ne Maqedoni por nuk mund te kalonin ne dogane. Ne dogane do kalonin kontrabande (sipas tyre). Pasi Fiksi bie dakort me cmimin, ata nisen per ne Maqedoni.

Category

📺
TV

Recommended