“Media në Shqipëri, pjesërisht e lirë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dita botërore e shtypit e gjen Shqipërinë te kategorizuar ne radhët e vendeve si pjesërisht te lira. Organizata ?Freedom House?, që analizon 199 shtete, e renditi Shqipërinë në vendin e 97, një më poshtë se një vit më parë. Sikurse thuhej në këtë dokument ?Kërkohen ligje transparence që publiku të dijë se kush janë pronaret e këtyre mediave, interesat dhe burimet e financimit?. Me tone shqetësuese, lidhur me situatën mediatike ne Shqipëri, ka folur edhe Unioni i gazetarëve. Ne raportin e tij te fundit evidentohen disa prej këtyre problematikave që preokupojnë gazetarët. Ndërkohë situata paraqitet e zymte edhe ne rajonin e Ballkanit. Ne dokumentin e ?Freedom House? thuhet se kjo situate është rezultat i trysnisë editoriale nga pronarët e mediave apo liderët politike, dhunën fizike e verbale ndaj gazetarëve që çon në vetëcensurë.

Recommended