Basha: Rama solli rrënimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Pogradeci, lideri i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, duke e bërë përgjegjëse për thellimin e varfërisë dhe pasigurisë në vend.?Pasiguria e madhe ka pllakosur kudo. Mijëra janë të pasigurt nëse do t?i mbajnë vendet e punës, ndërsa mijëra të tjerë i kanë humbur. Shqiptarët sot paguhen më pak dhe paguajnë më shumë?, Ata nuk kanë asnjë zgjidhje për këto probleme. Ata thonë vetëm fjalë boshe, sepse nuk kanë interes tjetër veçse pushtetit absolut. Prandaj gjërat kanë shkuar keq e më keq?, ka vijuar kryetari i PD-së.Kreu i PD-së tha se Ilir Meta ka urdhëruar kërcënimin e kandidatit te djathte të tërhiqet nga gara, për ta kthyer Pogradecin në një çiflig të LSI-se.Gjatë takimit në Mallakastër, kreu i Partisë Demokratike tha se Rama është detyruar të kalojë tek mallkimet, pasi nuk ia doli dot me shantazhe e kërcënime ndaj opozitës.?Shikoni sa qesharak dhe i pashpresë është bërë! Pasi e ka parë se s?i i funksionojnë as premtimet se nuk i beson njeri, as kërcënimet se nuk kërcënon dot një popull ka filluar me mallkime, është bërë si ai qesharaku që thoshte, të zëntë sëmundja po s?më votove mua! O Edo sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat e mallakastriotëve dhe shqiptareve??

Recommended