Studim për ata që punojnë jashtë orarit të punës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Personat qe punojnë me ore te zgjatura, janë me te rrezikuar nga goditja ne tru. Përfundimi është publikuar ne revistën mjekësore ?Lancet?. Te dhënat treguan se shanset per te pësuar nje goditje te tille janë me te larta tek personat qe punojnë pertej orarit tradicional te punës nga ora 0900 e mëngjesit deri ne 17 pasdite.Ndonëse lidhja qe ekziston mes orarit te tejzgjatur dhe goditjes ne tru, eshte e paqarte, mjeket thonë se stresi ne pune dhe mënyra e jeteses kane ndikimin e tyre. Sipas eksperteve, njerëzit qe punojnë me orare te zgjatura duhet te mbajnë nen kontroll vazhdimisht tensionin. Sipas studimit ku u përfshihen 500 mije persona, tek njerëzit qe punojnë 48 ore ne jave krahasuar me ata qe punonin e 35-40 ore, rreziku i goditjes ne tru rritet me 10 periqnd, tek ata qe punojnë 54 ore, kjo shifër shkon ne 27 perqind dhe per ata mbi 55 ore ne 33 perqind. Sipas mjekeve te University College ne Londër, kërkimet jane ende ne fazat e para per te zbuluar ç?ndodh ne tru. Por stresi dhe qëndrimi ulur per periudha te gjata kohe, ndikojnë negativisht ne shëndet. Nje këshille e mire është rritja e aktivitetit fizik dhe dieta e shëndetshme.

Category

📺
TV

Recommended