INSTAT: Ekonomia në rritje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjatë tremujorit të dytë ekonomia shqiptare është rritur me 2.53% krahasuar me një vit më parë. Një shifër kjo e papritur, pasi vetë Instituti i Statistikave pranon një rënie të konsumit me 3.16%, i cili është një nga treguesit kryesorë të produktit të brendshëm bruto dhe përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi. Argumenti kryesor që jep INSTAT se përse ka ardhur kjo rritje ekonomike përqendrohet te niveli i shpenzimeve publike, të cilat gjatë vitit që shkoi patën një rënie të ndjeshme, ndërsa në tre muajt e dytë ishin sipas parashikimeve buxhetore. Po ashtu edhe sektori i ndërtimit ka performuar me rritje, krahasuar me një vit më parë 24%, ndërsa si peshë te PBB-ja e këtij tremujori zinte 1.96% të saj. Megjithatë sektori privat nuk ka patur shumë punë, për shkak se lejet e ndërtimit kanë qenë të bllokuara dhe kontributi ka ardhur sërish nga punët që ka kontraktuar shteti. Transporti është rritur me 1.02%, industria dhe energjia 6.28% ndërsa taksat dhe subvencionet kanë patur një kontribut negativ.

Category

📺
TV

Recommended