• 9 years ago
Leskovik shkolla ?Jani Vreto?

Drejtori i shkolles Jani Vreto ne Leskovik largon punonjes nga detyra dhe ben emerime ne kundershtim me ligjin.
Ish edukatorja e kopeshtit te kesaj shkolle ne janar te 2014 filloi lejen en lindjes dhe lidhi nje kontrate me Zyren Arsimore te Kolonjes qe do rikthehej ne pune ne 1 shtator 2014. Por drejtori i shkolles nuk respekton vendimin per rikthimin ne pune dhe ben emerim tjeter. Aktualisht eshte bllokuar paga per te dy punonjeset. Ne kete shkolle ka dhe mesues te tjere qe ankohen per probleme te ngjashme
Interviste zonja Elsa Koroci e cila ankohet se drejtori i shkolles Vasil Nikollaj i cili abuzon me ndarjen e oreve te mesimit apo me emerimet, nuk i lejon kthimin ne pune. Ajo tregon se punonte si edukatore ne kopeshtin prane shkolles. Kishte arsimin perkates, gjithashtu kishte bere edhe disa trajnime per te qene e pergatitur per vendin e saj te punes. Ajo tregon se punoi deri ne diten kur lindi djalin e saj. Pas lindjes raportet e lejes, zonja i dorezoj prane Zyres Arsimore te Kolonjes. Me kete zyre ajo gjithashtu lidhi nje marreveshje per rikthimin ne pune ne daten 01.09.2014 . Ajo i ka kerkuar drejtorit te shkolles ta riktheje ne pune, por ai i ka refuzuar kategorikisht kete te drejte. Zonja tregon se ka nevoje per kete pune, pasi bashkeshorti i saj eshte i papune dhe femija i vogel ka nevoje te ushqehet. Paga i eshte nderprere qe ne daten 1 shtator. Elsa Koroci nuk eshte e vetmja qe ka probleme me drejtorin e shkolles, edhe dy mesues te tjere te kesaj shkolle ankohen per te.
Intervista mesuesit e tjere te shkolles qe ankohen. Zoterinjte tregojne per drejtorin e shkolles se i ndan oret ne menyre te padrejte. Megjithse kane nga 31 vite ne kete profesion, dy vitet e fundit me kete drejtor kane qene me te veshtirat.
Interviste drejtori i shkolles Vasil Nikollo, i cili akuzon zonjen qe ka ikur nga puna pa lajmeruar. Ai thote gjithashtu se kopeshti mbati dy dite pa edukatore, por ditet per te cilat e pretendon nje gje te tille kane qene e shtune dhe e diele. Ai pretendon se marrveshja e lidhur mes Z. Elsa Koroci dhe zyres Arsimore te kolonjes, nuk eshte e vlefshme. Zoteria pretendon se ka mbivendosje vendimesh, konkretisht te nje vendimi te marre nga vete ai per emerimin e Z. Arjola Guda dhe nje vendimi te marre nga ZA Kolonje per rikthimin ne pune te Elsa Korocit. Ai thote qe zonja do te kthehet ne pune, pas mbarimit te afatit te lejes se lindjes, pra nje vit pasi zonja ka lindur. Rikthmin e saj ne pune do ta vendosin juristet.
Interviste drejtori i ZA Kolonje, Sazan Daja, i cili i jep te drejte Z. Elsa Koroci. Ai tregon se marreveshja e lidhur mes kesaj zyre dhe zonjes eshte e vlefshme edhe do te zbatohet. Ai ka ngritur nje komision verifikimi per disa drejtor shkollash, por ne vecanti per rastin e shkolles Jani Vreto. Ligji eshte qe drejtori percjell prane ZA-se, ligji e mbron nenen qe ka lindur por eshte lidhur mareveshja me edukatoren zevendesuese deri ne mbarim te lejes se lindjes, ka mbivendosje te...

Category

đź“ş
TV

Recommended