• 9 years ago
Qeveria dhe kompania qe ka monopolin e markimit te karburanteve ne dogane, kane arritur nje marreveshje per zhbllokimin e tregut, pas ndalimit te punes nje dite me pare ne te gjitha doganat. Por qeveria nuk ka bere te ditur detajet e marreveshjes, duke njoftuar vetem gjetjen e zgjidhjes.

Pas bllokimit importit te karburanteve autoriteti i konkurences ka nisur menjehere hetimin ndaj kompanise qe ka monopolin e markimit te karburanteve ne dogane. Pjese e hetimit eshte bere edhe procedura e shitjes se aksioneve nga kompania qe zoteronte koncensionin, tek nje kompani tjeter.

Prokuroria e tiranes mbylli hetimet per biznesmenin Italian francesko beketi si dhe bashkepunetoret e tij. Ata akuzohen zyrtarisht tashme per skeme mashtrimi me 38 milione euro, evasion fiskal me 5 milione euro, falsifikim, vjedhje, mashtrim, pastrim parash dhe kontrabande.

25 vjetori I themelimit te partise demokratike, partise se pare pluraliste u perkujtua ne nje ceremoni ndryshe ne sallen e madhe te pallatit te Kongreseve. Disa prej protagonisteve te cerek shekulli me pare rikujtuan historine, ndersa thane se sot objektivi I demokrateve eshte qeveri teknike dhe zgjedhje te parakoheshme.

Shteti nuk e di ende se sa shqiptare jetojne dhe punojne ne vende te tjera. Ne vitin 2016 do te filloje zbatimi i projektit ?Popullimi?, i cili do te synoje hartimin e te parit regjister te shtetasve shqiptare qe jetojne ne emigrim, per te garantuar jo vetem dokumentimin, por edhe ofrimin e sherbimeve qe shteti u detyrohet qytetareve te tij.

Te shtunen pasdite hidhet shorti per europianin e france 2016-es dhe 24 kombetaret qe jane kualifikuar do te mesojne perballjet. Per here te pare eshte edhe Shqiperia, e cila ndodhet ne vazon katert. Europiani I frances do te kete 6 grupe me nga 4 skuadra, ku dy te parat kualifikohen direkt per ne fazen tjeter.

Category

đź“ş
TV

Recommended