Report TV - Tiranë, bashkia aksion në Petrelë e Kombinat, çliron hapësirat publike

  • 9 years ago
Petrela e Kombinati kanë qenë sot në qendër të punës së Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit , për çlirimin e hapësirave publike.

Sipas bashkisë, ky aksion po realizohet paralelisht me aksionin në disa njësi administrative, për t?i kthyer ato në shërbim të komunitetit.

Një nga aksionet u përqendrua në fshatin Daias të Njësisë Administrative Petrelë, ku IMT-ja shembi një banesë njëkatëshe, e cila ndodhej në proces ndërtimi e sipër. Nga verifikimet rezultoi se objekti po ndërtohej pa leje ndërtimi dhe asnjë dokumentacion tjetër lidhur me ndërtimin e tij. Objekti ndodhej pranë ambienteve të shkollës së Daiasit dhe ndërhyrja e inspektoratit erdhi pas njoftimit të mëparshëm të bërë nga IMT.

Në Njësinë Administrative nr. 6, rruga "Besim Alla", IMT, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, prishën një tjetër konstruksion ndërtimor, i cili prej vitesh kishte zënë hapësirën publike dhe përdorej për parkim nga banorët e zonës. Pas denoncimeve lidhur me zënien e kësaj hapësire publike në mënyrë të paligjshme, IMT bëri të mundur çmontimin e këtij konstruksioni dhe kthimin e kësaj hapësire publike në funksion të banorëve.

Në kuadër të zhvillimit të projektit për ndërtimin e Pazarit të Ri, IMT ndërhyri me pastrimin e disa ndërtimeve që pengonin zhvillimin e zonës. Aksioni uzhvillua në Sheshin "Avni Rustemi?, Njësia Administrative nr. 2, ku IMT së bashku me Policinë Bashkiake kanë ndërhyrë për shembjen e disa magazinave e dyqaneve të boshatisura. Ndërkaq,
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka ndërhyrë edhe për lirimin e hapësirave pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Bashkia ka shtuar se, aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje nga IMT do të vijojë dhe njësi të tjera administrative.

Recommended