Report TV - Veliaj: Pani urbanistik, një histori suksesi, zbatimi i tij nis në verë

  • 9 years ago
Plani urbanistik që është hartuar nga një grup ekspertësh me në krye arkitektin e njohur Stefano Boeri është një histori suksesi për Tiranën. Kështu ka deklaruar kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ku ka shtuar se ky plan do të zbatohet në verën e këtij viti, ndërkohë që ai tregon sesi duhet të ecë Tirana në këtë proces.

?Qyteti sot nuk ka luksin për të pasur një tjetër kryetar bashkie që pas 4 vitesh që thotë se e lam me një vizion, ky plan implementohet në këtë verë, pasi ky produkt do të jetë histori e vërtetë suksesi. Platforma ju fton të gjithëve në komunikim? ka shtuar ai.

Ndërsa arkitekti Boeri ka thënë se, Tirana do të bëhet një nga qytetet më të avancuara dhe se grupi i punës në bashkëpunim me Bashkinë do të korrigjojnë gabimet që janë bërë në planifikim.

Ai ka shtuar se, brenda qytetit do të ketë më shumë kopshte të gjelbërta dhe se,ndërtesat do përdoren për të shpërndarë energji. Turizmi, sipas Boerit në Tiranë, do të jetë burim kryesor për të ardhmen.


Sipas tij, masterplani është model zgjerimi ekonomik, ndërkohë që është planifikuar që çdo 40 ditë do ketë takime publike, për idetë dhe planet për Tiranën.

Recommended