Report TV - S'ka targa me çip! Kompania heq dorë nga koncesioni, kurseni 48 €

  • 8 years ago
TIRANE - Kompania shqiptaro-portugeze ?Porta Saber Albania? është tërhequr nga kërkesa për koncesionin 35-vjeçar që parashikonte pajisjen me çip të të gjitha mjeteve shqiptare. Burime zyrtare nga Ministria e Transporteve bënë me dije se kompania ka hequr dorë zyrtarisht nga propozimi i kërkuar vetëm pak ditë përpara se komisioni i vlerësimit të ofertave të japë opinionin përfundimtar mbi të.

Duket se shkaku kryesor i tërheqjes së kompanisë ka qenë reagimi i ashpër i opinionit publik mbi këtë koncesion, i cili do t?i kushtonte çdo drejtuesi mjeti minimalisht 48 euro. Koncesioni i kërkuar nga kompania shqiptaro-portugeze parashikonte që brenda tre vitesh të pajiste me çip 360 mijë mjete që rezultojnë të regjistruara në Ministrinë e Transporteve. Pas kësaj periudhe kompania parashikonte të instalonte çdo vit mesatarisht 40 mijë çipe për makinat e reja që do hynin në qarkullim.

Kompania, 80% e aksioneve të së cilës i përkisnin biznesmenit shqiptar Gentian Sula, dhe vetëm 20% palës portugeze, parashikonte të investonte rreth 6.2 milionë euro në pesë vitet e para dhe të arkëtonte mbi 95 milionë euro përgjatë 35 viteve të parashikuara për kohëzgjatjen e koncesionit.

Category

📺
TV

Recommended