Ora News zbardh debatin - Emiljano Shullazi “hyn në Parlament” - Ora News-

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestimi i Emiljano Shullazit, i njohur si eksponent i bandave kriminale, ka ngjallur një debat të ashpër poltik, që mund të përfundojë dhe në konflikt institucional mes qeverisë dhe prokurorisë. Opozita ka qënë e ashpër në seancën kuvendore duke akzuar kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, se kanë mbrojtur dhe përdorur Emiljano Shullazin, duke i dhënë mundësi atij të krijojë bandën më të rrezikshme kriminale.
Përballë akuzave të opozitës, kryeministri Edi Rama, tha se është policia ajo që ka verpruar dhe ka vërë të mundur arrestimin ndërsa kritikoi prokuroririnë duke thënë se është ajo që nuk pranoi përgjimin
Por kjo deklaratë e fundit u quajt si lapsus i kryeministrit nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili kërkoi opozitës të ngrejë një komision hetimor për të hetuar dosjen Shullazi duke lënë të hapur shtegun se mosveprimi ka ardhur nga prokuroria.
Rama, hodhi poshtë ç?do lidhje të qeverisë së tij me eksponentë të krimit, ndërsa tha se me Emiljano Shullazin është ndeshur dy herë në jetën e tij dhe të dyja herët në zgjedhje.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/emiljano-...

Recommended