Edicioni Informativ, 27 Prill 2016, Ora 19:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Garda nen varesine e sajmir tahirit, nje prej organizatoreve te protestes se 21 janarit, mbron ndrea dhe prendin agim llupon per zjarrin e hapur ndaj protestuesve. Garda e quan te ligjshem hapjen e zjarrit pasi sulmi i protestuesve ishte i dhunshem. Ne nje reagim te Gardes sqarohen arsyet se perse eshte bere kundërshtimi i kerkeses se familjareve te zier veizit

Qëndrimi i Gardes se Republikes nuk eshte i pari ne rradhen e qëndrimeve qe qeveria Rama mban te njëjta me qeverine paraardhëse. Edhe ne ceshtjen e Gerdecit, me letra zyrtare te larte te kësaj qeverie, e cilesojne nje aksident teknologjik, po ashtu si dhe qeveria Berisha. Ministria e mbrojtjes aktuale perdor te njëjtat argumente si paraardhësit.


Kryeministri Rama eshte takuar me drejuesit e rinj te universiteteve. I ulur perballe rektorit Mynyr Koni, Kryeministri Rama përmendi ngjarjen duke thene se shpreh respekt qe nuk u tërhoq nga gara. Rama tha se preferencat politike te te zgjedhurve nuk do te shihen si pengese per te arritur interesat e perbashketa per arsimin.
?
Ermira Mehmeti, deputetja shqiptare ne maqedoni foli per here te pare pas publikimit te nje audio përgjimi te mohuar prej saj. Mes loteve deputetja iu drejtuar kolegeve te saj nga ballkani se kishin dashur qe per 5 minuta te shkatërronin kontributin e saj dhe se ende ishte duke vuajtur traumen nga ajo qe i ndodhi

Ndricimi publik ne Bashkite e Tiranes e Durresit do menaxhohet nga nje kompani daneze. Qeveria autorizoi ministrine e Energjitikes te nise procedurat, me gjithe kundershtimin qe kishte bere ministria e Drejtesise per kete koncesion. Ne mbledhje mungonte Manjani, ministri qe e kundërshtoi kete koncesion

Kualifikimi historik i Shqiperise ne euro 2016 shoqerohet me ambicje te tjera qe reflektohen edhe ne shperblimet qe federata e fubollit ka dhene per skuadren kuqezi per fitore qe ne ndeshjet ne grup. Por federata ka shkuar shume larg, duke premtuar 4 milion euro shperblim nese Shqiperia shpallet kampione e Europes

Category

📺
TV

Recommended