Fiks Fare, 27 Prill 2016, Pjesa 2 - Investigative Satirical Show

  • 8 years ago
Qendra shendetesore në fshatin Leshnje, Skrapar

Në fshatin Leshnje te Skraparit qendres shendetesore i ka dal pronari. Infermieri e ushtron profesionin e tij ne natyre, neper lendina. Qendra shendetesore e Leshnjes qendron e kycur prej disa vitesh.
Informacion: Kjo qender shendetesore u ndertua nga nje donacion Kuvait-jan ne 1996. Vlera e te ciles sipas administratorit te komunes ka qene 74 milion leke (te vjetra). Kjo qender shendetesore duhet te mbuloje 8 fshatra, 2 prej te cileve, Leshnja dhe Gostenca nuk kane as ambulance. Aktualisht ajo qendron e kyçur, nje person me emrin Gezim Gjoni pretendon se eshte pronar i saj. Zoteria ne fjale aktualisht qendron ne Tirane por celesin e merr me vete. Ne fshatin Leshnje dhe Gostence jetojne rreth 50 familje. Infermieri qe u sherben ketyre fshatrave shkon neper shtepi ose e jep sherbimin ne rruge.
Fiksi Shkon ne Leshnje. Banoret thone se po vuajne kete mungese prej vitit 2003. Ato thone se kjo qender qendron e mbyllur per probleme pronesie. Qe prej vitit 2003 nuk jepet me sherbimi ne qender. Ato thone se nuk kemi as ku matim tensionin, jemi gjith diten ne pyll dhe mund te na pickoje dicka serisht nuk kemi ku e marrim ndihmen. Nje banore thote se ka 5 vjet qe ky person e ka bllokuar qendren shendetesore dhe madje banoret ikin deri ne Fier per mjekim kryetarit te komunes i jane ankuar disa here.
Interviste infermieri, i cili thote se kam 6 muaj qe e ofroj kete sherbim ne dy fshatra, ai thote se shkoj neper shtepi kur kane nevoje, por ka raste qe canten e tij te punes e hap dhe ne rruge per te ofruar sherbimin. Kur e pyesim per regjistrin e vaksinave ai thote e mbaj ne shtepi, ndersa vizitat apo sherbimet qe ben gjate dites nuk i regjistron askund. Infermieri tregon se cfare ka ne cante. gershere, shiringe, pambuk, tableta alergje. Kur nevojitet qe te semurit t?i vendose serum ai shkon dhe ja vendos ne shtepi. Qendra ka qene ne inventarin e komunes, te semuret ikin ne Corovode ose mbeten pa mjekim fare
Abaz Lila perfaqesues i komunes thote se infermier nuk kane ai qe eshte mbulon dy fshatra deri ne vitin 2003 ka funksionuar qendra me pas jo.
Ermal Ajdini infermieri thote se nuk arrin dot ti vizitoje tamam te semuret ai as bluze te bardhe nuk ka serumet i ben ne shtepi u shkon te semureve ka raste kur canten e hap ne mes te rruges.
Shkojme Drejtorine e Shendetit Publik te Skraparit
Interviste Sinan Hysi Drejtor i DSHP Skrapar: Kjo qender shendetesore eshte ndertuar me donacion dhe e ka ne inventar komuna Leshnje. Nuk varet nga ne. Ai eshter i njohur me kete problem qe ne momentin qe kam ardhur drejtor por qe thote mund ta zgjidhi vetem komuna. Ministria e ekonomise tha se me ka bere nje kerkese per te miratuar privatizimin e qendres por qe e ka refuzuar dhe ka nisur shkrese ne Ministri te Shendetesise dhe Ekonomise se kjo qender eshte e rendesishme per komunitetitn. Ai tha se njesia administrative po kerkon qe tja jape ne varesi DSHP por ai tha nuk mund ta marrim ne ate gjendje qe eshte. Sipas tij...

Category

📺
TV

Recommended