Report TV - Gati koncesioni i radhës, trajtimi i mbetjeve urbane në qytetin e Fierit

  • 8 years ago
Duket se Qeveria ka bërë gati koncesionin e radhës, kësaj here në fushën e trajtimit të mbetjeve urbane.

Në mbledhjen e së mërkurës Këshilli i Ministrave ka vendosur nisjen e tenderit për këtë koncesion në Qytetin e Fierit.

Si në shumë koncesione të tjera, edhe kësaj here duket se bëhet fjalë për një ofertë të pakërkuar, të propozuar nga një subjekt privat, i quajtur Builiding Construction & Green Energy.

Shkak për të cilin qeveria ka vendosur që kjo shoqëri të hyjë në tender me një bonus prej 10% të pikëve në raport me konkurruesit e tjerë.

Këshilli i Ministrave vendosi ?Miratimin e bonusit prej 10 % të pikëve, që i jepet shoqërisë ?Builiding Construction & Green Energy? për rezultatin teknik e financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit e administrimit të impiantit të trajtimit të mbetjeve urbane të Qarkut Fier dhe prodhimin e energjisë, thekson Vendimi i Qeverisë, e cila ngarkon Ministrinë e Mjedisit për zbatimin e tij.

Recommended