Report TV - Procesi ndaj ish deputetit Mark Frroku me gjykim të shkurtuar

  • 8 years ago
Gjykimi ndaj ish deputetit Mark Frroku do të bëhet me procedim të shkurtuar.

Trupi gjykues kryesuar nga Klorinda Cela ka pranuar këtë të mërkurë kërkesën e avokatëve të Frrokut për një gjykim të shkurtuar.

Ish deputeti Kristian Demokrat akuzohet është i pandehur për 4 akuza mes tyre vrasjen, pastrimin e parave, refuzimin për deklarim pasurie si dhe ndërtimin e paligjshëm.

Por pas pranimit të gjykimit të shkurtuar nëpërmjet avokatit Tonin Prendi Frroku kundërshtoi akt ekspertimin e prokurorisë në lidhje me pasurinë e tij.

Sipas Prendit ekspertiza kontabël e bërë nga Greta Dangu e caktuar nga Prokuroria e Përgjithshme është e njëanshme dhe e pa saktë, jo vetëm se Dangu nuk ka përshirë një sërë biznesesh të familjes Frroku por ajo ka qenë në konflikt interesi u shpreh avokati i Frrokut.

Ende nuk dihet cili do të jetë qëndrimi i gjykatës në lidhje me pavlefshmërinë e këtij akt ekspertimi i cili për prokurorin Adriatik Cani është i vlefshëm dhe duhet të jetë pjesë e gjykimit.

Ndërkohë me pranimin e kërkesës së Frrokut për gjykim të shkurtuar trupi gjykues veçoi procesin për të pandehurin tjetër Kristjan Marinaj i cili sëbashku me Frrokun akuzohen për vrasjen e Aleksandër Kurtit më 1999 në Belgjikë.

Me pranimin e gjykimit të shkurtuar në rast të një fajësie për ish deputetin ky i fundit pritet të përfitoj uljen me 1/3 të dënimit.

Recommended