Edicioni Informativ, 31 Maj 2016, Ora 22:30 - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 8 years ago
Pas disa ore ankthi dhe pritje trainjeri xhani de biasi zyrtarizoi jo pa surpriza listen e 23 lojtareve qe do te marrin pjese per here te pare ne nje kampionat evropian futbolli. Por ne france nuk do te shkojne 4 lojtaret kosovare, Rrahmani, Gjimnishti, Shala dhe Rashica. Ai ka larguar futbollistet e reparteve ku kishte me shume emra, si mbrojtja dhe mesfusha

Kryetari i bashkise se kavajes Elvis Roshi eshte perfundimisht viktime e kujteses se vet. Ai dha sot dorëheqjen, pasi sipas tij nuk dinte se kishte qene i denuar ne Itali, pa dijenine e tij kur kishte qene 16 vjec dhe ndodhej ne nje kamp emigrantesh. Kete mase ai nuk e kishte vetedeklaruar. Me gjithe dorëheqjen roshi thote se do te vazhdoje betejen ligjore per pafajësi

Nje prej mbrojtësve te tij kryesore kryeministri Rama deklaroi fundin e karrieres se Elvis Roshit, pasi sipas tij ne kete rast ka folur drejtësia. Por Kreu i opozites lulzim basha, nje prej akuzuesve kryesore te roshit, akuzoi ramen se po i fsheh atij nje tjeter denim ne zvicer dhe kërkoi largimin e te dyve. Nderkohe mbeshtetesit e rroshit ne kavaje dole ne shesh pasdite

Prokuroria e vlores vendosi sekuestro ne nje sipërfaqe toke prej 220 hektaresh dhe me vlere mbi 100 milione euro ne zonen e gadishullit te Karaburunit. Sipas prokurorise se përgjithshme e gjithe toka ne zonen e plazhit te Shen Vasilit ishte privatizuar me dokumenta false.

Category

📺
TV

Recommended