Report TV - Instrumenta për kirurgët, Rama: Nga koncesioni shërbim më i mirë

  • 8 years ago
Të gjithë kirurgët në qendrën Shëndetësore Universitare Nënë Tereza, prej 1 muaji po punojnë me instrumenta të rinj. Në QSUT kryhen rreth 25 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit dhe sipas mjekëve, instrumentat e reja i ndihmojnë ata për punën e përditshme.

Ministri i Shwndetwsisw Ilir Beqaj tha se infeksionet spitalore janë ulur ndjeshëm. Ndërsa Kryeministri Edi Rama u shpreh se vetëm dhënia me koncesion e këtij shërbimi, bëri të mudnur që të ofrohet një shërbim më i mirë. Rama sulmoi edhe ata që kanë kundërshtuar partneritetin publik-privat.

Sipas Kryeministrit brenda 18 muaj shërbimi kirurgjikal do të shtrihet në të gjithë vendin falë partneritetit publik-privatë. Instrumentet e rinj kirurgjikale janë mundësuar nga një kompani gjermane, ndërsa sterilizimi i tyre bëhet nga një kompani italiane.

Recommended