Report TV - Aftësia e kufizuar, mënyra e re si do merret pagesa prej 10 mijë lekë

  • 8 years ago
Një skemë e re për përcaktimin e pagesës së aftësisë së kufizuar. Është ky vendimi i qeverisë i cili përcakton një projekt pilot që do zbatohet në disa njësi administrative në Tiranë dhe më pas do të shtrihet në të gjithë vendin. Kjo skema përcakton se pagesa e aftësisë do të jetë 150% e pensionist social, pra rreth 10 mijë lekë të reja. ?Modeli bio-psiko-social i vlerësimit të aftësisë së kufizuar do të pilotohet për një periudhë 6-mujore, nëpërmjet përdorimit të Regjistrit Elektronik Kombëtar, në njësitë administrative nr.6 dhe nr.7, të Qarkut të Tiranës. Në vlerësimin bio-psiko-social të aftësisë së kufizuar do të përfshihen: individët që kërkojnë të vlerësohen për herë të pare dhe individët që kërkojnë të rivlerësohen, të cilët kanë përfituar pagesë të aftësisë së kufizuar sipas legjislacionit në fuqi?, - thuhet në vendimin e qeverisë.

Kriteret e përfitimit
Për marrjen e përfitimeve të aftësisë së kufizuar duhet të plotësohen kriteret e mëposhtme: Personi të ketë një gjendje mjekësore të vërtetuar të një dëmtimi fizik, mendor, intelektual apo shqisor të lehtë mesatar, të rëndë ose të thellë. Të vërtetohen kufizime të lehta, mesatare, të rënda ose të thella, të shkaktuara nga dëmtimi. Të vërtetohen kufizime mesatare, të rënda, të thella për të kryer veprimtari domethënëse të jetesës së përditshme, të përshtatshme për moshën e personit dhe për të marrë pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike. Personi të përjetojë kufizime të konsiderueshme mjedisore dhe qëndrimore, të cilat ndikojnë në aftësinë për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme dhe pjesëmarrje të barabartë në shoqëri. Personi të jetë mbi moshën 2 vjeç. Personit nuk i ka lindur e drejta për t?u trajtuar me pension sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar, para datës së intervistës së vlerësimit. Personi nuk ka qenë në marrëdhënie pune, para lindjes të së drejtës për komisionim, dhe nuk përfiton nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, ?Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë

Recommended