Ora News – Qendra shëndetësore sezonale, Beqaj: 25 në zonat turistike, shërbim 24 orësh

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këtë sezon veror, në shërbim të pushuesve do të jenë 25 qendra shëndetësore në të gjithë vendin, të stacionuara në zonat më të frekuentuara turistike. Numri i tyre është dyfishaur krahasuar me një vit më parë. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj inspektoi një prej qendrave sezonale në zonën e shkëmbit të Kavajës në Durrës, dhe garantoi shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, dhe theksoi se nuk do të ketë mungesa medikamentesh.
Durrës-25 qendra shëndetësore në të gjithë vendin do të jenë në shërbim të pushuesve dhe turistëve 24 orë pa ndërprerje, përgjatë gjithë sezonit veror. Krahasuar me një vit më parë numri i qendrave shëndetësore është dyfishuar.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj teksa inspektoi funksionimi e njërës prej tyre pranë zonës së Shkëmbit të Kavajës, tha se qëllimi do jetë shërbimi i plotë mjekësor duke nisur nga personeli deri tek barnat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qendra-shendetesore-sezonale-beqaj-25-ne-zonat-turistike-sherbim-24-oresh/

Category

📺
TV

Recommended