Report TV - Dorëheqja e Kernit, artistët peticion Ramës: Mos e firmos

  • 8 years ago
Artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) kanë firmosur një peticion dhe ia kanë dërguar atë Kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë që të mos pranojë dorëheqjen e Ilir Kernit.

Kerni u largua dy ditë më parë nga posti i Drejtorit të TOB pa komunikuar motivet e këtij vendimi të tij.

Peticoni është firmosur nga 80% e artistëve të TKOB. Ata shprehen Ilir Kerni është shembull motivues i pakrahasueshëm, i cili çoi në nivele suksesi TKOB.

"Në këto arritje kontribut të vyer dhe shembull motivues i pakrahasueshem është drejtori ynë Z.Ilir Kerni. Prandaj me përulësinë e artistit, ju kërkojmë të mos firmosni kërkesën për dorëheqje të drejtorit tonë. Vazhdimësia e tij është garancia e punës së artistëve në të ardhmen. Kjo garanci e bën edhe punën tuaj më të lehtë për të luftuar hatëret, nepotizmin dhe padrejtësinë që ngërthen kudo, por që me figura të pastra si Ilir Kerni të cilat janë aq të munguara në habitatin tonë, dhe si ishuj të vetmuar në ujrat e ndenjura të shoqërisë, dhurojnë shpresën që e ardhmja do jetë e ndryshme dhe më e mirë", thuhet në letrën e artistëve.

Artistët i kërkojnë kryeministrit të mos firmosë kërkesën e Kernit për dorëheqje.

Recommended