Report TV - Rama e Gjiknuri takime në Melan: Fitorja,garanci e investimeve në Dibër

  • 8 years ago
Njësia administrative e Melanit dhe fshatrat e tij ishin ndalesa e radhës e kandidatit të së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama i cili shoqërohej nga koordinatori i Kryesisë së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri ku kanë deklaruar se fitorja e zgjedhjeve të 11 shtatorit është një garanci për vijimin e investimeve në Dibër nga ana e qeverisë.

Në këtë zonë, Rama premtoi përfundimin e rrugës në fshatin Pjekë, rregullimin e qendrës shëndetësore me një projekt izraelit ashtu sikurse rikonstruksionin e shkollës.

?Do të sistemojmë kanalet vaditëse dhe ato të ujërave të zeza. Do të zgjidhim problemin e transportit të fëmijëve të shkollës 8 vjeçare duke vendosur një mjet lëvizjeje për fshatrat. Do të bëjmë lidhjen e rrjetit infrastrukturor. Do të sistemojmë rrugën e Ilnicës, duke pasur edhe prioritet turizmin malor dhe zbutjen e varfërisë në atë zonë. Në mbështetje në zhvillimit të bujqësisë do të ngrejmë një pikë për grumbullimin e frutave. Këto janë premtime të vogla. Por më mirë tju japim premtime të vogla dhe ti realizojmë?, theksoi kandidati Rama.

Recommended