Oranews- Tirana ndryshon dekor në nder të humanistes shqiptare

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, aktivitete të ndryshme do të organizohen në Tiranë në nder të humanistes shqiptare që misionin e saj ia kushtoi njerëzve të varfër dhe të sëmurë. Momente nga ceremonia e shenjtërimit nga bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan, do të mund të ndiqen drejtëpërdrejtë nga ekrane të mëdhenj që do të vendosë Bashkia e Tiranës. Sipas axhendës së këtij institucioni, për humanitaren shqiptare do të ketë pllaka përkujtimore, koncerte dhe pritje e vlerësimeve të klerikëve.
Qyteti i Tiranës është veshur me dekorin simbolik në pritje të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës.
Aktivitetet nisin prej datës 2 shtator dhe do të mbyllen me 7 shtator, duke kulmuar të dielën, ditë kur nobelistja Gonxhe Bojaxhi do të shenjtërohet.
Nëpëmjet ekraneve të mëdhenj në sheshin ?Nënë Tereza? do të transmetohet live ceremonia që do të mbahen në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Besim Petrela: Do të lidhemi me satelit me dy ekrane të mëdhenj me meshën që do të mbahet në Vatikan, janë dhe artistët shqiptarë atje. Dhe do të vazhdojë transmetimi i meshës.
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, do të nderojë më 2 shtator misionin e Nënë Terezës me titullin simboli i qytetit të Tiranës, ndërsa në sheshin që mban emrin e humanistes shqiptare do të vendosen pllaka përkujtimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tirana-ndryshon-dekor-ne-nder-te-humanistes-shqiptare/