Ora News - Ristani: Policia e shtetit e lidhur me kultivuesit e kanabisit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një avion i rënë në Ishëm një ditë më parë ka ngritur dyshimet dhe ka vendosur palët në dy pozicione të kundërta me akuza të ashpra. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora News, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani tha se tashmë Shqipëria ishte e mbjellë e tëra me kanabis nga jugu në veri.
Ristani: PD nuk është prokuroria. Provat vendosen gjatë procesit ligjor, gjatë hetimit nga organet që e kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë. Por PD ka burimet e saj, gjithashtu shfrytëzon burimet e mediave dhe të dhënat që tashmë vijnë nga të 4 anët. Situata është e tillë që ky nuk është si avioni i parë që bëri habinë në fillim, megjithësë për ne nuk ishte habi. Dihet tashmë që droga transportohet nga të gjitha mjetet, me maune, me tonelata, me anije, me avion. Avionë të tillë kanë fluturuar kudo, nga jugu në veri të Shqipërisë duke bërë trasnsportin e drogës. Pasi siç e dimë të gjithë tashmë Shqipëria është e mbjellë nga Konispoli në Vermosh dhe nga Durrësi në Korcë, e tëra me drogë. Madje nga infot që kam ka filluar të mbillet dhe bima që është lënda e parë për heroinën kështu që e keqja në këtë vend nuk ka fund. Do vazhdojë deri sa heqim këtë bandë nga pushteti.
Ristani gjithashtu akuzoi Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri për dekonspirim të hetimeve mbi avionin e rënë dhe tha se Policia e Shtetit ishte bërë njësh me bandat kriminale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ristani-policia-e-shtetit-e-lidhur-me-kultivuesit-e-kanabisit/

Category

📺
TV

Recommended