Report TV - Meta-Vlahutin:Kryefjalë e politikës të mbetet dialogu e bashkëpunimi

  • 8 years ago
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin kanë kërkuar dialog e bashkëpunim mes politikanëve për çështjen e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Teksa kanë folur në ceremoninë e nisjes së shkollës verore evropiane në Shqipëri, ata kanë theksuar se dialogu duhet për ta bërë Shqipërinë më të fortë dhe më të barabartë për të qenë gati për në Bashkimin Europian.

?Shkolla evropiane do ti shërbejë integrimit. Pas kësaj shkolle të hidhen themelet për institucion të mirë në të ardhmen.Duhet rritur roli i Kuvendit në kuadër të hapjes së negociatave, duhen forcuar kapacitete profesionale në administratë. Monitorim të kuadrit ligjor për çështjet e e integrimit. Çështja e integrimit shkon përtej axhendave partiake. Në kuadër të Drejtësisë, kryefjala duhet të mbetet dialogu e bashkëpunimi. Për integrimin, dua të inkurajoj këshillin e integrimit, duhet gjithpërfshirje e transparencë për vendimmarrjen. Organizimi i shkollës verore është një gur i çmuar për axhendën tonë evropiane? tha Meta.

Recommended