Report TV - 145-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës, shtëpia e tij drejt shembjes

  • 8 years ago
Sot shënohet 145-vjetori i lindjes së poetit dhe klerikut At Gjergj Fishta.

Edhe kjo ditëlindje e ka gjetur banesën ku ka jetuar Fishta si një gërmadhë të vërtetë. Njëra pjesë e murit ka nisur të shembet, ndërsa çatia po shkon drejt shkatërrimit të plotë.

Historiani dhe studiuesi Paulin Zefi e quan kriminale dhe antishqiptare neglizhencën e Ministrisë së Kulturës e cila nuk po i hap rrugë projektit për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

Edhe pasardhës të Fishtës dhe banorë të zonës e konsiderojnë të pafalshme harresën që po i bëhet figurës së Fishtës.

Pak kohë më parë u vetëofruan disa donatorë për restaurimin e shtëpisë së Fishtës, por projektit të tyre nuk i hapi rrugë Ministria e Kulturës për investim, duke e argumentuar me faktin se kanë mangësi.

Category

📺
TV

Recommended