Ora News – Papa Françesku mund të vizitojë Kosovën në shtator të 2017

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendës/Ministri i Jashtëm i Kosovës z. Emanuel Demaj ka zhvilluar vizitën e parë zyrtare në Vatikan, ku është takuar me homologun e tij në Selinë e Shenjtë, zëvendës/Ministrin për Marrëdhëniet me Jashtë, Imzot Antoine Camilleri.
Në fokus të këtij takimi ishte mundësia e njohjes sa më të shpejtë të shtetit të Kosovës nga Selia e Shenjtë.
Në intervistën e dhënë për Ora News, Demaj përcolli pjesë të bisedës së tij me zotin Camilleri, i cili siguroi se Vatikani ndjek nga afër e vlerëson progresin e arritjet institucionale të shtetit të Kosovës.
Por sa e rëndësishem është për vendin njohja e saj si shtet nga Selia e Shenjtë?
Demaj: Është mjaft e rëndësishme duke pasur parasysh që njohja nga Vatikani nuk do të llogaritet vetëm si numër, një shtet plus që po njeh Kosovën, por është i një rëndësie mjaft të veçantë duke pas parasysh që ne si popull kemi shumë kohë në bashkëpunim të ngushtë para shumë shekujsh, bashkëpunojmë dhe kemi raporte të mira me Selinë e Shenjtë.Jemi një popull europian dhe rrugëtimi dhe orientimi ynë është drejt Europës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/rajoni/papa-francesku-mund-te-vizitoje-kosoven-ne-shtator-te-2017/

Category

📺
TV

Recommended