38-vjeçarja dëshmon para prokurorëve, tregon ofertat e kreut të gjykatës për çështjen

  • 8 years ago
Për gati 6 orë prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje 38-vjeçaren që denoncoi kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

Oficerët e policisë gjyqësore udhëtuan drejt Gjirokastrës ku jeton gruaja e divorcuar. Fillimisht ajo u ka shpjeguar hetuesve se si një kontratë fiktive që kalonte shtëpinë te ish-vjehrra u bë shkak që pas divorcit ajo të dilte jashtë.

Burime të Tv Klan nga grupi i hetimit thanë se 38-vjeçarja ka këmbëngulur në variantin e saj, se kreu i gjykatës i ka kërkuar vazhdimisht favore seksuale duke i premtuar se do të ndërhynte për të zgjidhur çështjen e pronësisë në favor të saj.

Recommended