Ora News – KLD shkarkon kreun e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me 14 vota pro dhe asnjë kundër Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shkarkuar nga detyra e kryetarin e gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçin, dhe e ka pezulluar atë nga detyra e gjyqtarit.
Vendimi pasoi audio regjistrimin e publikuar në një emision investigativ, ku ai i kërkonte një qytetareje favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor.
Gjithashtu, KLD-ja ka vendosur të inspektojë vendimet e gjyqtares së Gjirokastrës, Blerta Çibuku si dhe inspektores së KLD-së, emri i të cilës përmendet në regjistrim.
Mbledhja urgjente e KLD-së është bërë me kërkesë të Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili më herët e quajti të patolerueshëm aktin e kryetarit të gjykatës.
Manjani: Ngjarja e gjyqtarit është e rëndë, e turpshme dhe e papranueshme për një zyrtar shteti, e aq më tepër për një gjyqtar për një kryetar gjykate jo e jo.
Kjo është gruaja që denoncoi skandalin. Ora News ka arritur ta fokusojë gjatë ditës së premte në banesën në Gjirokastër, që është edhe objekt i proçesit gjyqësor, përmes të cilit ajo kërkonte një pjesë të pronësisë.
Ajo është marrë në pyetje nga oficerë të policisë gjyqësore në funksion të hetimit të nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-1300-m...

Recommended