Paloka, 5 ditë jashtë parlamentit pas përplasjes me Baqajn (video) - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfshirja në konflikt me ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, ne seancën e se enjtes. i kushtoi kryetarit të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, përjashtimin me 5 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi që u morr në mbledhjen e Byrosë, për demokratët ishte i pritshëm. Por në momentin e votimit, mësohet se kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka abstenuar.Në këtë mbledhje nuk u shqyrtua masa ndëshkimore ndaj deputetit demokrat Flamur Noka, edhe ky i përfshirë në një debat të ashpër me kryeministrin po gjatë asaj seance. Socialistët e morrin të mirëqenë përjashtimin me 10 ditë të tij të tij, sipas Rregullores, kur u njoftua nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, që drejtonte seancën. Seanca e së enjtes së kaluar, është ndërprerë 3 herë nga deputetët demokratë, që këmbëngulnin që para përfaqësuesve të mazhorancës të fliste ish-kryeministri Sali Berisha.

Recommended