Ora News – Rama: Mjekët specialistë në rrethe duhet të kenë pagë më të lartë se Presidenti

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama në takim me bluzat e bardha pranoi se puna e tyre është shumë e vështirë dhe se shpërblimi është i ulët ndërsa theksoi se mjekët duhe të kenë pagë më të lartë se Presidenti.
Kreu i ekzektutivit u shpreh se reformat në shëndetësi kërkojnë kohë të gjatë, ndërsa shtoi se vendimi për këtë rritje pagash rrezikoi edhe prishjen e marrëveshjes me FMN.
Rama: Nuk e kemi zgjidhur akoma problemin e mungesës së mjekëve specialistë në spitalet jashtë Tiranës. Faktikisht duhet të kenë rrogën më të lartë që ekziston në Republikën e Shqipërisë, edhe më të lartë se Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikës. Ka qenë çështja që ka mbajtur në fije të perit programin tonë me Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nga pikëpamja e logjikës strikt fiskale financiare ekonomike, ne nuk duhet ta kishim bërë rritjen e pagave këtë vit, por vitin e ardhshëm.
Teksa ka ironizuar qeverinë Berisha, Kryeministri Rama tha se spitalet u gjetën të rrënuar ku nuk ofrohej as shërbimi minimal.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-strategji-te-qarte-per-3-spitalet-ne-tirane-ne-20-vite-vater-korrupsioni/

Category

📺
TV

Recommended